Numri i viktimave si pasojë e tërmetit në Turqi ka kaluar 25,000 dhe shpresat për të shpëtuar më shumë të gjallë janë duke u shuar edhe pse çdo ditë po ndodhin raste mrekullie të shpëtimeve.
Dy tërmete goditën të hënën pjesën jugore të Turqisë, duke shkaktuar viktima dhe shembje të ndërtesave në tërritorin turk dhe në atë sirian.
Në përditësimin e fundit të numrin të viktimave, autoritetet turke kanë kanë dhënë shifrën 25,401 viktima, ku 21,848 janë brenda territorit të Turqisë.
Ndërkohë, grupet dhe organizatat që po ndihmojnë për shpëtimin e të ngujuarve në gërmadha kanë njoftuar se po hasin në vështirësi për shkak të përplasjeve që kanë filluar mes disa grupeve.
Siç transmeton BBC, gjatë ditës së shtunë ka patur raporime për përplasje në mes të disa grupeve të paidentifikuara në provincën Hatay, çka ka bërë që puna e njësisë austriake për ndihmë gjatë fatkeqësive të ndaloj operacionin e kërkim-shpëtimit.
“Ka rritje të agresionit në mes të fraksioneve në Turqi,” ka deklaruar Kolonel Pierre Kugelëeis nga Forcat e Armatosura Austriake.
Këto raportime janë konfirmuar edhe nga grupi gjerman për ndihmë ISAR dhe nga Agjencia Federale Gjermane për Ndihmë Teknike që kanë njoftuar për suspendim të punës së tyre.
“Gjithnjë ka më shumë raportime për përleshje ndërmjet fraksioneve të ndryshme, ka patur edhe të shtëna,” ka deklaruar zëdhënësi i ISAR, Stefan Heine.
Ndërkohë, raportime ka patur edhe për vjedhje që po ndodhin në zonat e dëmtuara nga tërmeti. Mediat shtetërore turke kanë njoftuar të shtunën se janë arrestuar 48 persona për plaçkitje.