Dy organizata gjermane që po ndihmonin në operacionet e kërkim-shpëtimit në rajonet e goditura nga tërmeti në Turqi kanë ndërprerë punën për shkak të sigurisë, pas raportimeve se disa grupe të paidentifikuara kanë filluar të përleshen mes vete.

Gjithashtu, është raportuar se kanë ndodhur edhe të shtëna me armë.

Grupi gjerman për kërkim dhe shpëtim (ISAR) dhe Agjencia Federale gjermane për Ndihmë Teknike (THË) kanë njoftuar se do të rifillojnë punën sapo të sigurohen nga agjencia turke për mbrojtjen civile AFAD se situata në terren është e sigurtë.

Menagjeri i operimeve në ISAR, Steven Bayer, ka thënë se situata e sigurisë është përkeqësuar deris ditët po kalojnë pas tërmetit që goditi të hënën pjesën jugore të Turqisë.

“Kjo ndodh pjesërisht për shkak të faktit se po harxhohet ushqimi, po harxhohet uji, dhe njerëzit më pas dalin jashtë për të kërkuar ushqim dhe ujë,” ka thënë Bayer, transmeton Reuters.

“Gjëja e dytë është se shpresa që kishin njerëzit tani po shuhet, dhe ajo shpresë mund të kthehet në zemërim.”

Autoritetet turke nuk kanë konfirmuar ende nëse kanë ndodhur përleshje me armë mes grupeve në rajonet e goditura nga tërmeti, por Presidenti turk Tayyip Erdogan ka komentuar të shtunën gjendjen e përgjithshme të sigurisë, duke thënë se gjendja e emergjencës është shpallur dhe se ka patur raste të plaqkitjeve.

“Kjo do të thotë se, tani e tutje, njerëzit që përfshihen në plaqkitje apo kidnapime duhet ta dijnë se dora e fortë e shtetit do t’i kap,” ka thënë presidenti turk gjatë vizitës në një pjesë të goditur nga tërmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *