Këngëtari Harry Styles ka fituar çmimin e Artistit të Vitit në Brit Awards.
Pasi pranoi çmimin, në ceremoninë e mbajtur të shtunën mbrëma, Styles tha se çmimin ia dedikon të gjitha këngëtareve që asnjë prej tyre nuk ishte pjesë e të nominuarve në këtë kategori ku të nominuar ishin vetëm artistë meshkuj.
Gjithashtu, Styles fitoi edhe çmimin për Albumin më të mirë, për Këngën më të mirë dhe për Artistin më të mirë në kateorinë pop/R&B.
Të tjerë artistë që fituan çmime këtë edicion të Brit Awards ishin: bendi The 1975 si më të mirët në Alterantive Rock Act; Wet Leg si grupi më i mirë dhe artisti më i mirë i ri; Beyonce për Këngën më të mirë ndërkombëtare dhe Artistin më të mirë ndërkombëtar; David Guetta si producenti më i mirë; Aitch për më të mirin në hip hop/grime/rap act dhe Becky Hill në artistin më të mirë dance.