Bashkimi Evropian është i gatshëm të jetë ndërmjetës në diskutimet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili ka theksuar se dialogu mes Kosovës dhe Serbinë është hapësira ku duhet të diskutohet çështja e asociacionit.
“Kemi vënë re deklaratat e bëra nga kryeministri Kurti lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë gjatë seancës plenare të 2 shkurtit. Forumi për të diskutuar themelimin e Asociacionit, si dhe çdo propozimi tjetër që dy palët mund të kenë, është brenda dialogut. BE-ja është e gatshme të ndërmjetësojë diskutimet për Asociacionin në takimet e ardhshme të dialogut”, tha Stano për REL.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kundërshton një asociacion njëetnik, me kompetenca ekzekutive.
Në fillim të muajit shkurt, Kurti paraqiti gjashtë kushtet për themelimin e Asociacionit.
Sipas Kurtit, Asociacioni nuk mund të jetë njëetnik, ai duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, të ketë një emër tjetër dhe të mos ketë kompetenca ekzekutive, të ketë të përfshirë parimin e reciprocitetit mes shteteve sa i përket të drejtave të pakicave kombëtare, bazuar në modelet evropiane.
Lexo më shumë këtu