Kina ka reaguar pas deklaratës së fundit të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili paralajmëroi rrezikun e mundshëm që Kina të ofroj armë për Rusinë.
Në një intervistë që u transmetua të dielën, Blinken tha se inteligjenca amerikane sugjeron se Kina po shqyrton ofrimin e armëve dhe municioneve për Rusinë, një përfshirje në përpjekjet luftarake të Kremlinit që ai tha se do përbënte “problem serioz”.
Duke reaguar ndaj kësaj, Kina ka akuzuar SHBA-në se po përhap dezinformata për armatosjen e Rusisë nga Pekini duke i kërkuar Uashingtonit që të ndalojë “heqjen e fajit dhe përhapjen e dezinformatave”, transmeton KOHA.
Në një intervistë që u transmetua të dielën, Blinken tha se inteligjenca amerikane sugjeron se Kina po shqyrton ofrimin e armëve dhe municioneve për Rusinë, një përfshirje në përpjekjet luftarake të Kremlinit që ai tha se do përbënte “problem serioz”.
Ministria e Jashtme kineze hodhi poshtë kritikat duke thënë se “është SHBA-ja ajo që vazhdoi të sigurojë armë në fushën e betejës, jo Kina”.