NATO nxit Kosovën dhe Serbinë që të bëjnë përparime në marrëdhëniet mes tyre, ka thënë zëvendëssekretari i përgjithshëm NATO-s, Mircea Geoana.

Geoana ka zhvilluar një bisedë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, lidhur me bisedimet për normalizim.

Ai ka përsëritur se NATO-ja është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet.

“Ne mirëpresim hapat e mëtejshëm të Prishtinës dhe Beogradit në rrugën e normalizimit dhe kërkojmë përparim të mëtejshëm. NATO mbetet fuqimisht e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, përfshirë përmes KFOR-it”, ka shkruar ai. / KOHA /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *