Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin formimin e një Asociacioni të Komunave me shumicë serbe i cili mund të ketë ndonjë ngjashmëri me Republika Srpskan në Bosnje.
“Shtetet e Bashkuara nuk mbështet dhe nuk do të mbështetë diçka që edhe veç një grimcë mund t’i përngjajë Republikës Serbe”, ka thënë Hovenier, transmeton Dukagjini.
Hovenier u shpreh se ShBA është duke kërkuar një lloj Asociacioni, i cili bën vetëm renditjen në mënyrë më të mirë të funksioneve qeverisëse komunale, që tashmë, sipas tij, rregullohen edhe përmes ligjeve të Kushtetutës.
“Po kërkojmë një Asociacion të komunave me shumicë serbe që i bashkërendit më mirë funksionet që këto qeverisje komunale tashmë i kanë sipas Kushtetutës së Kosovës, në fushat si kujdesi shëndetësor, arsimi, rregullimi urban, planifikimi, që ua mundëson atyre që në mënyrë më efikase t’i përdorin, t’i përmbushin ato përgjegjësi, në një mënyrë që është domethënëse për komunitetin etnik serb”, ka thënë ai.
Lexo më shumë këtu