Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që për 14 ditët e ardhshme të mbyllen të gjitha shkollat fillore, të mesme dhe çerdhet.

Ky vendim erdhi pas rekomadimeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse, që dha rekomandimin për mbylljen e shkollave si masë parandaluese ndaj përhapjes së koronavitusit.

“Të ndërpritet mësimi në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut përfshi edhe çerdhet, në 14 ditët e ardhshme, të lirohen punëtorët nga obligimet në këto institucione.  Një prind për fëmijë deri në moshën 10 vjeçare,  lirohet nga puna në 14 ditët e ardhshme. Ndërpritet mësimi në arsimin e lartë. Ndërpriten tubimet publike me mbi 1000 pjesëmarrës në 14 ditët e ardhshëm”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

“Ndalohet mbajtja e ndeshjeve sportive me publikë në 30 ditët e ardhshme, në territorin e gjithë shtetit”, tha Filipçe, transmeton Alsat M.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *