Presidenti rus, Vladimir Putin, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, bëri të ditur të shtunën Kremlini zyrtar.

Erdogan e ka falënderuar Putinin “për qasjen pozitive” sa i përket zgjatjes së marrëveshjes për eksportet e drithërave nga portet e Detit të Zi. Sipas Kremlinit, lideri turk tha se e “kupton pozicionin parimor të palës ruse për të arritur zbatimin e plotë të pjesës së dytë të marrëveshjes, heqjes së barrierave për produktet e agrikulturës së Rusisë”.

Kjo është hera e dytë që vazhdohet marrëveshja, që Ukraina dhe Rusia e kanë nënshkruar në korrik të vitit të kaluar. Marrëveshja fillimisht u arrit me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë.

Rusia dhe Ukraina, që janë përfshirë në luftë, janë eksportuese globale të grurit dhe nënprodukteve të tij, dhe shumë shtete të botës varen prej tyre. / REL /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *