Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që zgjedhjet e së dielës në pjesën veriore të Kosovës të zhvillohet në kushte paqësore, derisa është shprehur zhgënjim për mospjesëmarrjen e Listës Serbe.

“Sigurimi që zgjedhjet të zhvillohen në kushte paqësore është thelbësore dhe BE-ja u bën thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje”, ka deklaruar Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

“Është shumë zhgënjyese që Lista Serbe që përfaqëson serbët e Kosovës ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të planifikuara për 23 prill në katër komunat veriore, pavarësisht se zgjedhjet janë shtyrë nga dhjetori në prill dhe afati për kandidaturat është shtyrë gjithashtu”, ka thënë Stano, transmeton RTV21.

Pothuajse të gjitha subjektet politike serbe janë tërhequr nga zgjedhjet e 23 Prillit, të rishpallura nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Zgjedhjet u shpallën pas dorëheqjes së përfaqësuesve politikë e institucionalë të serbëve të Kosovës dhe pjesëtarëve serbë të Policisë, pas tensioneve vitin e kaluar.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se është bërë pak përparim në kthimin e serbëve të Kosovës në institucione pavarësisht se BE-ja dhe partnerët e saj u angazhuan që të dyja palët të përmbushin detyrimet e tyre bazuar në marërveshje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *