Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power, premtoi të mërkurën mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Serbinë dhe Kosovën, ndërsa dy vendet armike të kohës së luftës punojnë për të stabilizuar marrëdhëniet në një kohë tensionesh të rritura.

“Do të duhet guxim politik për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme, të pranueshme për të dyja palët, por mbështetja nga Shtetet e Bashkuara do të jetë e palëkundur në javët e ardhshme, ndërsa Serbia dhe Kosova punojnë për të hedhur hapat e ardhshëm”, u tha zonja Power gazetarëve në Beograd, transmeton VOA.

Zonja Power foli pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministren Ana Bërnabiç. Nga Serbia, ajo do të udhëtojë për në Kosovë, e cila shpalli pavarësinë nha Serbia në vitin 2008.

“Siç i thashë presidentit Vuçiç, përkushtimi i tij për dialogun me Kosovën, për kauzën e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, është jashtëzakonisht i rëndësishëm”, tha zonja Power. “Dhe Shtetet e Bashkuara ofrojnë mbështetjen e tyre të fuqishme”.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *