Lidhjet e ngushta të Serbisë me Rusinë janë të dëmshme për interesin kombëtar të këtij vendi ballkanik, ka deklaruar Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
Diplomati evropian ka deklaruar se BE-ja mirëpret zgjedhjet strategjike të shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor në përputhje me sanksionet ndaj Rusisë.
Këto deklarata ai i bëri pas takimit në Bruksel të ministrave të bllokut, ku në Këshillin e Punëve të Jashtme u diskutua për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton REL.
Në këtë takim që u mbajt më 22 maj, morën pjesë edhe ministrat e Punëve të Jashtme nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ne gjithashtu u theksuam atyre që nuk janë rreshtuar ende, ose nuk janë rreshtuar fare, dhe këtu veçanërisht do të theksoja Serbinë, se mbajtja e lidhjeve të ngushta me Rusinë nuk është në përputhje me procesin e saj të anëtarësimit në BE dhe gjithashtu është e dëshme për interesin kombëtar të Serbisë”, tha Borrell.
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell po ashtu porositi shtetet që nuk kanë përshtatur politikën e jashtme me atë të BE-së, që të ndryshojnë sjelljen e tyre.
Serbia është shteti i vetëm në rajon që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, duke mos ndjekur shembullin e Brukselit.