Qeveria e Kosovës është afër finalizimit të padisë ndaj Serbisë për gjenocid të kryer gjatë kuftës së fundit, ka deklaruar Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Edhe sot mund të konstatoj që kjo është shumë afër. Nuk mund të jap muaj apo kohë të caktuar veç se e di që është bërë një punë e madhe deri tash, janë konsultuar edhe personat më të rëndësishëm profesionalë, që kanë njohuri në këtë fushë për ndërtimin e një padie profesionale kundër gjenocidit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës dhe mendoj që është bërë një punë e mirë deri tash, është afër, por për të gjitha hollësitë ua shtroni pyetjen Qeverisë“, ka thënë Konjuca të hënën pas mbledhjes së Kryesisë, transmeton KOHA.
Por shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Abelard Tahiri, ka thënë se nuk janë në dijeni deri ku është arritur me këtë proces, duke fajësuar Qeverinë për mungesë transparence. Megjithëkëtë, ai ofroi mbështetjen e PDK-së që padia ndaj Serbisë të bëhet sa më shpejt realitet.