Aktakuza e fundit ndaj liderit rus nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) për mbikëqyrjen e rrëmbimit të fëmijëve ukrainas është arsyeja se pse ai tani mund të arrestohet në dheun çdo vendi që është e nënshkruar nëpër statutet e tij

Nga Gordon Brown
theguardian.com

Kjo verë do të jetë një pikë krize për presidentin e Rusisë, derisa kërkesa për veprim intensifikohet.

Fushata e re bazike që thërret për presidentin rus, Vladimir Putin, që të gjykohet për krime lufte përfaqëson një përshkallëzim të kërkesës për drejtësi për popullin e Ukrainës. Tashmë dy milionë veta e kanë nënshkruar një peticion që kërkon ngritjen e aktakuzës ndaj Putinit.

Tani, në prag të Samitit të Brics të gushtit (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut) që do të mbahet në Johanesburg, mbi gjysmë milioni njerëz kanë bërë thirrje tashmë që autoritetet e Afrikës së Jugut ta burgosin atë nëse fluturon drejt vendit të tyre. Ky presion publik vjen pasi krerët evropianë që takohen në Reykjavik kanë intensifikuar thirrjen e tyre për veprim të koordinuar ndërqeveritar dhe gjetjen e një mënyre për ta ndëshkuar Putinin për krimet e tij.

Aktakuza e fundit ndaj liderit rus nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) për mbikëqyrjen e rrëmbimit të fëmijëve ukrainas është arsyeja se pse ai tani mund të arrestohet në dheun çdo vendi që është e nënshkruar nëpër statutet e tij. Nga atëherë Rusia është hakmarrë duke lëshuar urdhërarrest për prokurorin britanik të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan, në kohën kur ka konfrontim në rritje në mes të Rusisë dhe aleatëve perëndimorë të Ukrainës. Rusia mbetet e bindur që Putini do të marrë pjesë në Samitin e Brics, por një komision i veçantë qeveritar i krijuar nga Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, ka ardhur në përfundimin se prania e Putinit do të shkelte jo vetëm ligjin ndërkombëtar, por edhe ligjet e Afrikës së Jugut, andaj ky komision e këshillon Putinin që të mos marrë pjesë.

Ndërmarrja e Afrikës së Jugut është me rëndësi sepse në prill organi suprem vendimmarrës i Kongresit Kombëtar Afrikan në fuqi ishte ankuar për “zbatimin e pabarabartë” dhe “shpesh aplikim selektiv të ligjit ndërkombëtar”. Ramaphosa kishte raportuar se kongresi kishte vendosur ta tërhiqte Afrikën e Jugut nga anëtarësimi në gjykatë, megjithëse më vonë u sqarua si një “gabim në një koment” dhe u konfirmua se Afrika e Jugut do t’i respektonte detyrimet e saj.

Fushata për arrestimin e Putinit vjen në një moment tejet domethënës të luftës, kur trupat ukrainase pritet ta ndërmarrin lëvizjen përpara në një ofensivë pranverore e dizajnuar për rimarrje të kontrollit të urës së Krimesë. Kryesimi i fushatës “Arrestojeni Putinin” bashkë me kundërsulmin ushtarak shton presion shtesë mbi liderin dhe grupin e tij, të cilët tani e dinë se janë persona të padëshirueshëm në shumicën e kontinenteve të botës dhe të rrezikuar për t’u arrestuar nëse marrin rrugë jashtë Rusisë. Siç ka argumentuar fituesja ukrainase e çmimit Nobel për Paqe, Oleksandra Matviichuk, kjo mund t’i bëjë gjeneralët e Putinit të mendojnë dy herë nëse ndjekin urdhrat e ardhshëm për të kryer krime lufte.

Në fillim të këtij viti, hetuesit e Gjykatës Penale Ndërkombëtare përcaktuan trupin e tyre të parë të provave që justifikonin arrestimet, duke konfirmuar se Rusia kishte rrëmbyer mijëra fëmijë ukrainas. Por ky është vetëm fillimi, ku akuza të tjera do të pasojnë. Përdhunimi, tortura, gjymtimi dhe bombardimet e civilëve të pafajshëm janë ndër krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit që tani janë nën hetim. Pyetja është se cila akuzë ka më shumë gjasa të ketë sukses në sigurimin e dënimeve. Provat për krimet e luftës duhet të grumbullohen në një mënyrë që e lidhin Putinin direkt me aktet e brutalitetit dhe kjo përfshin një punë të detajuar hetimi që mund të zgjasë me vite.

Sidoqoftë, akuza për agresion është e dëshmueshme nga një referencë e qartë e të dhënave dhe vendimeve të marra për pushtimin e territorit të Ukrainës. Derisa Tribunali Penal Ndërkombëtar nuk e ka fuqinë për ta akuzuar Putinin për këtë krim themelor, një tribunal i veçantë i modeluar sipas gjykatës së ngritur në Nuremberg për të gjykuar kriminelët nazistë të luftës, mund ta bëjë këtë.

Kësaj jave Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e përdori një takim të Këshillit të Evropës për ta intensifikuar thirrjen e saj për një “tribunal dedikuar sjelljes së krimeve dhe agresionit të Rusisë në gjykim”, duke dhënë dy opsione: një tribunal të bazuar në traktat shumëpalësh sipas të cilit një grup vendesh, si Këshilli i Evropës pajtohen të veprojnë njëzëri; apo një gjykatë hibride e veçantë e themeluar sipas ligjeve të brendshme të Ukrainës për krime dhe agresion dhe sipas ligjit ndërkombëtar.

Një tribunali të tillë që do t’i vihej vetoja nga Rusia në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, mund të mandatohet nga shumica e votave të 193 vendeve anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila mund ta akuzojë Putinin për planifikimin e pushtimit të Ukrainës, duke nisur nga 2014-ta kur trupat e tij zbritën në Krime.

Çfarëdo që të ndodhë, gushti do ta përfaqësojë një sfurk në rrugë. Qoftë Putini merr pjesë në Samitin e Brics, duke rrezikuar arrestimin, ose qëndron larg, duke ekspozuar frikën e tij për t’u arrestuar. Cilido qoftë rezultati, një vijë do të kapërcehet.

Faza tjetër e fushatës për ta vënë Putinin prapa grilave do ta kërkojë angazhimin prirës amerikan. Joe Biden ka thënë se ai është në favor të arrestimit të Putinit, por ShBA ende i shmanget krijimit të një gjykate speciale. Ne duhet t’ua kujtojmë atyre se nuk mjafton synimi i qëllimeve: duhet synuar mjetet.

Gordon Brown ka qenë kryeministër i Britanisë së Madhe nga 2007-2010.

Përkthyer nga KlanKosova.tv

.

.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *