Kryeministri kroat Andrej Pllenkoviq të premten ka filluar vizitën e tij në Serbi.

Në Mitrovicë të Sremit ai është takuar me peshkopin e Sremit, Fabijan Svalin. Pllenkoviq, nga Mitrovica e Sremit do të shkojë në Suboticë, ku do të takohet me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Kjo është vizita e parë e Pllenkoviqit në Serbi që kur u bë kryeministër në vitin 2016, transmeton REL.

Pllenkoviq dhe Bërnabiq, me delegacionet e tyre, do të marrin pjesë në hapjen e Shtëpisë Kroate – Amëza (Matica) në Suboticë.

Marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Zagrebit i rëndojnë çështjet e pazgjidhura edhe 30 vjet pas luftës në ish-Jugosllavi.

Të dy vendet kanë kontest lidhur me përcaktimin e kufirit në Danub dhe nuk e kanë zgjidhur çështjen e sukcesionit – trashëgimisë së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (SFRJ).

Ndër çështjet e hapura janë ndjekja penale e krimeve të luftës dhe gjetja e mbetjeve mortore të personave të zhdukur gjatë luftës në Kroaci, gjatë viteve 1991-1995.

Më 30 prill, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, vizitoi Zagrebin, ku së bash

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *