Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të madhe armatimi afër Komunës së Zveçanit dhe sipas Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, me këtë aksion është parandaluar një sulm terrorist.

“Falë angazhimit intenziv të njësiteve të specializuara të Policisë së Kosovës dhe informatave/inteligjencës së pranuar, sot është identifikuar një veturë me targa të Beogradit, rreth 100m larg Komunës së Zvecanit, në të cilën janë zbuluar sasi të mëdha të armatimeve, mjeteve eksplozive dhe municioneve të ndryshme, përfshi Zolla, Osa, eksplozivë, armë automatike, sasi e konsiderueshme e municionit, shok-bomba, uniforma dhe çanta ushtarake”, ka njoftuar Sveçla përmes rrjetit social.

“Të gjitha këto mjete kishin për qëllim dhe shërbejnë për realizim të sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *