Rama është i anshëm dhe i afërt me Serbinë, ka deklaruar ish-diplomatja kosovare Edita Tahiri duke komentuar propozimin e Kryeministrit të Shqipërisë për të kontribuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Në praktikën e negociatave, praktikohet që ndonjë palë e tretë dëshiron të japë shërbime të mira por në ato raste pala e tretë duhet të jetë e paanshme, në rastin e Ramës mendoj se ka menduar në bazën e kësaj linje të ndihmojë procesin. Në këtë situatë Rama është i anshëm i afërt me Serbinë me Vuçiçin”, ka deklaruar Tahiri, transmeton Gazeta Shqip.
“Në Kosovë Rama nuk ka kredibilitet ka hyrë në lojën e ndarjes së veriut është me Vuçiçin. U bë pjesë e Ballkanit të Hapur. Pra Rama në Kosovë ia ka humbur Shqipërisë kredibilitetin, ka bërë dështime historike”, ka thënë Tahiri.
Lexo më shumë këtu
.
.
.