Këshilli Evropian i ka dhënë mbështetje idesë për organizimin e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë për të arritur normalizimin e raporteve mes dy shteteve.
“Mendoj se ka ardhur koha të kemi një qasje globale dhe të bëjmë hapa të qartë drejt normalizimit [të marrëdhënieve Kosovë-Serbi]”, ka deklaruar Presidenti i KE-së, Charles Michel.
Michel ka deklaruar se KE-ja mbështet idenë për të organizuar një konferencë “sa më parë që të jetë e mundur” dhe bashkë me shtete anëtare të BE-së, transmeton REL.
Idenë për mbajtjen e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë e shpalosi më 27 qershor kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Atë ditë, Rama bisedoi në Bruksel më zyrtarë të lartë evropianë, përfshirë Michelin.
Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë i ka rritur situata në veri të Kosovës.Tash e një muaj, banorët serbë atje kundërshtojnë kryetarët shqiptarë të komunave, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.
.
.
.