Qeveria e Kosovës i ka shpallur organizata terroriste dy “formacione ilegale” të cilat veprojnë në veri të vendit.

“Bazuar në vlerësimet e institucioneve të sigurisë së Kosovës, formacionet ilegale ‘Mbrojtja Civile’ dhe komponenti i saj, ‘Brigada e Veriut’, paraqesin kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë e Kosovës”, ka deklaruara Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton Top Channel.

Sipas ligjit në Kosovë, kur organizatat shpallen terroriste, aktiviteti i tyre ndalohet menjëherë. Çdo aktivitet i mëtejmë i tyre do të bartte pasoja të rënda ligjore.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, u shpreh se ky vendim nuk prek askënd që deri në momentin e shpalljes organizata terroriste, ka qenë pjesëtar i këtyre dy organizatave dhe nuk ka kryer vepra penale”.

Organizata “Brigada e Veriut” reagoi përmes një postimi në Telegram ku shkruan se “Brigada e Veriut” është formuar një vit më parë dhe se pjesëtarët e saj janë “vullnetarë që ndihmojnë serbët dhe popullin serb. Vendimi i Qeverisë së Kosovë nuk na ndalon të luftojmë  “për Serbinë dhe unitetin”, por për arsye sigurie, nuk do të njoftojmë publikisht për lëvizjet tona, thuhet aty.

Sipas Kurtit, këto dy organizata kanë kryer veprime “me elemente terroriste”, si sulme të armatosura ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, pjesëtarëve të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit – EULEX dhe ushtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

.

.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *