Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti paraqiti të enjten një plan tetë pikësh për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Kryeministri Kurti tha se Kosova është e gatshme të hedh hapa drejt shtensionimit të situatës në veri të vendit, duke theksuar nevojën për ndërmarrje të veprimeve urgjente drejt këtij qëllimi.

“Hapat që ne i konsiderojmë të nevojshëm dhe jemi të gatshëm të angazhohemi janë si në vijim: reduktimi i pranisë së Policisë së Kosovës në ndërtesat komunale dhe rrethina e tyre, gradualisht dhe proporcionalisht me reduktimin e dhunës; qasja e plotë në proceset gjyqësore të kryesve të dhunës dhe monitorimi i proceseve nga ana e EULEX-it dhe OJQ-ve të interesuara të të drejtave të njeriut; zgjedhje të parakohshme në katër komunat veriore nga një peticion për tërheqje i përkrahur nga të paktën 20 për qind të elektoratit”, tha kryeministri Kurti, transmeton VOA.

Ai theksoi se pas konfirmimit që janë përmbushur kërkesat për tërheqje të kryetarëve aktual, data e zgjedhjeve do të shpallet nga presidentja, ndërkaq katër kryetarët e komunave veriore do të udhëzohen që t’ua dorëzojnë autoritetin e tyre kryetarëve të rinj pas çertifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendor i Zgjedhjeve.

Në këmbim, kryeministri Kurti kërkoi ndër të tjera angazhimin e Serbisë në tërheqjen e protestuesve të dhunshëm nga ndërtesat komunale dhe rrethina e tyre dhe zotimin për bashkëpunim në paraburgimin dhe procedimin gjyqësor të kryesve të dhunës, me monitorim nga ana e EULEX-it dhe garanci të plota për gjykim të drejtë.

Lexo më shumë këtu

.

.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *