Sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj udhëheqjes së Republikës Sërpskas dhe disa zyrtarëve shtetërorë të Serbisë për Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq “nuk ekzistojnë”.

“Për ne, ato sanksione nuk ekzistojnë dhe ne nuk do të pajtohemi në asnjë mënyrë me ata që vendosën ato sanksione kundër pjesëtarëve të kombit tonë”, ka deklaruar Vuçiq, transmeton REL.

“Mjafton të shohim se ndaj kujt janë sanksionet për ta parë se sa të paanshme janë. Ne jemi një vend i vogël, veçanërisht në krahasim me SHBA-në.

Për ne, ky është i vetmi vendim i mundshëm, i ndershëm por i vështirë”, tha Vuçiqi më 4 gusht në Banja Lluka të Bosnje dhe Hercegovinës.

Gjatë këtij viti, Serbia dhe entiteti Republika Sërpska po e festojnë “Ditën e Përkujtimit të Viktimave dhe Serbëve të Mërguar në aksionin ‘Stuhia’” në Prijedor, që solli zyrtarët më të lartë të Serbisë në Banja Luka.

Gjatë një konference për media me presidentin e RS-së, Millorad Dodikun, Vuçiqi tha se Serbia e “respekton plotësisht sovranitetin dhe integritetin e Bosnje dhe Hercegovinës, por edhe integritetin e brendshëm të Bosnje dhe Hercegovinës, e cila përbëhet nga dy entitete dhe tre popuj”.

Lexo më shumë këtu

.

.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *