Qytetarët shqiptarë përfituan gjatë vitit 2022 numrin më të madh të lejeqëndrimeve, në dhjetë vitet e fundit, në vendet e Bashkimit Europian.
Sipas raportit të Agencisë Europiane të Statistikave, EUROSTAT, publikuar të premten, 73858 lejeqëndrimi u dhanë për shqiptarët nga vendet e Bashkimit Europian në vitin 2022, transmeton VOA.
Sipas EUROSTAT ky numër i lejeqëndrimeve është dukshëm më i lartë se vitet e tjera ku gjatë vitit 2021 ishin dhënë 55085 lejeqëndrimi për shtetasit shqiptarë dhe në vitin 2020 ishin dhënë 38240 leje qëndrimi.
Sipas statistikave europiane rreth 537 mijë shtetas shqiptarë kanë përfituar lejqendrimi në vendet e Bashkimit Europian në dhjetë vitet e fundit (2012-2022).
Kjo prirje e lartë e shqiptarëve për të emigruar dhe punuar jashtë vendit ka sjellë në tregun shqiptar mungesë të fuqisë punëtore në shumë zona.
Lexo më shumë këtu
.
.
.