Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka nisur fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me temën e armëve bërthamore.
Presidenti ukrainas ka thënë se ekzistojnë traktate kundër armëve, mirëpo jo edhe kufizime reale kundër kthimit në armë të gjërave sikurse ushqimi.
Fjalimi i tij është përcjell me duartrokitje kur ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë me Ukrainën në luftën e saj për liri.
“Rusia është ajo që e mban përgjegjësinë për këtë luftë. Rusia e ka forcën që ta ndalë këtë luftë menjëherë”, ka thënë Zelensky, transmeton REL.
“Prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, portet ukrainase janë bllokuar nga Rusia”, ka thënë ai.
“Portet tona në lumin Danub janë shënjestra të raketave dhe dronëve”.
Zelensky ka thënë se Rusia është duke i shfrytëzuar furnizimet me ushqim për t’iu bërë presion shteteve që ta njohin territorin e kapur ukrainas si rus, dhe i ka falënderuar ato shtete që kanë vendosur të blejnë grurë ukrainas, për t’iu rezistuar përpjekjeve të tilla.
Zelensky ka folur edhe për formulën e paqes, e cila, sipas tij, mund t’i japë fund luftës në Ukrainë.
Ai ka thënë se është duke u punuar për një samit të paqes, dhe e ka ftuar audiencën të marrë pjesë në të, kur të konfirmohet gjithçka.
.
Lexo më shumë këtu
.
.