Një zyrtar policor është vrarë dhe tre zyrtarë të tjerë të Policisë së Kosovës janë plagosur si pasojë e sulmeve mëngjesin e së dielës ndaj disa zyrtarëve policorë nga persona të armatosur Banjskë të Zveçanit.

Autoritetet thanë se rreshteri i policisë Afrim Bunjaku nga fshati Samadrexhë i komunës së Vushtrrisë, vdiq nga plagët e marra gjatë sulmit. Autoritete thanë se sulmuesit e armatosur ishin vendosur në Manastir dhe përreth tij në fshatin Banjskë. Sulmuesit shkëmbyen të shtëna me organet e rendit gjatë gjithë ditës.

Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se rreth orës 02:34 njësitet për reagim të shpejtë e kanë vërejtur se në hyrje të fshatit Banjskë, në urë janë vendosur dy mjete të rënda kamionë (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi ajo është bllokuar.

“Njësitë e rendit të stacionit policor Zveçan, pas pranimit të informacionit, i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe posa kanë mbërritur në afërsi të vendit, ku është raportuar bllokada, njësitë policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë”, transmeton REL.

Policia ka thënë se tre sulmues janë vrarë dhe një është arrestuar. Sipas Policisë, edhe katër persona të tjerë janë arrestuar për posedim të armëve, municionit dhe radiolidhjeve.

.

Lexo më shumë këtu

.

.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *