Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se përmes partnerëve ndërkombëtarë do të kërkohet ekstradimi në Kosovë i “të gjithë atyre që kanë qenë të përfshirë në planifikimin dhe realizimin e aksioni terrorist” në Banjskë.
Në një intervistë për REL, Sveçla ka thënë se tani dihet që të përfshirë në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit kanë qenë të përfshirë mbi 80 persona.
I pyetur nëse “keni pasur ndonjë kontakt me Policinë e Serbisë ose me Agjencinë e Informacionit dhe Sigurisë atje”, Sveçla është përgjigjur se “mendojmë që ata janë të përfshirë drejtpërdrejt.”
Njëri ndër të vrarët është ish-truprojë e Aleksandar Vulinit, i cili është kreu i Agjencisë së Inteligjencës në Serbi, i cili, në të njëjtën kohë, është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë së Madhe. Do të thotë, jemi në një situatë paradoksale, kur ti realisht ke të bësh me figura, të cilat jo vetëm se janë kriminelë, por janë edhe të sanksionuar nga bota demokratike.
.
Lexo intervistën e plotë këtu
.
.
.