Në një artikull kushtuar situatës në veri të Kosovës, pas ngjarjeve të se dielës së kaluar, tabloidi gjerman Bild ndër të tjera pyet nëse Presidenti rus Vladimir Putin është i interesuar të nxis një luftë të re në Ballkanin Perëndimor.
Më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit në një sulm terrorist u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku dhe u lënduan tre policë tjerë. U vranë edhe tre sulmues.
Anëtari i Bundestagut dhe eksperti ushtarak Roderich Kiesewetter (60, CDU), ka thënë se më në fund po kuptohet se Rusia nuk do vetëm luftë në Ukrainë.
“Duhet ta kuptojmë se Rusia nuk është e interesuar vetëm ta shkatërrojë Ukrainën, Por, synimi i kësaj lufte civile është i gjithë rendi. Rusia nxit qëllimshëm konflikte, destabilizon rajone, përdor energjinë, dëbimet, arratisjet, përdhunimet, torturat, vrasjet, rrëmbimet e fëmijëve, si armë. Rusia duhet të ndalet, në Ukrainë, në Evropë, në Afrikë dhe kudo ku ajo ka gjurmë”, ka thënë Kiesewetter, transmeton KOHA.
Zëdhënësi për media i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, foli për “vendosje të paprecedentë të artilerisë dhe tankeve” nga ana e Serbisë në kufi me Kosovën.
SHBA-ja bëri thirrje për tërheqje të trupave, siç bëri thirje edhe Qeveria e Gjermanisë.
.
.