Qindra të vdekur, përfshirë civilë, janë vrarë në pjesën jugore të Izraelit dhe në Gaza pas sulmeve të fundit që grupi palestinez Hamas i filloi mëngjesin e së shtunës në disa pjesë në jug të Izraelit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ushtrisë izraelite e cila është futur në luftë me grupin palestinez, duke filluar rimarrjen e hapsirave që Hamas ka okupuar dhe duke filluar sulme të ashpra ajrore në Gaza.

Deri tani, nga autoritetet palestineze janë konfirmuar të kenë vdekur mbi 300 persona në Rripin e Gazës dhe mbi 2,000 kanë mbetur të lënduar. Ndërsa, edhe autoritetet izraelite kanë konfirmuar se kanë mbetur të vdekur mbi 300 izraelitë dhe mbi 2,000 të tjerë kanë mbetur të lënduar në territorin izraelit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se vendi i tij po futet në “një luftë të gjatë dhe të vështirë”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden e dënoi “sulmin e tmerrshëm kundër Izraelit nga terroristët e Hamasit”, ndërsa njoftoi se kishte biseduar me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Biden i tha udhëheqësit izraelit se “ne jemi të gatshëm t’i ofrojmë qeverisë dhe popullit izraelit të gjitha mjetet e duhura të mbështetjes”.

.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *