Lyse Doucet
BBC News
Ka pasur dekada tensionesh, sulmesh dhe luftërash të gjithanshme mes Izraelit dhe Hamasit. Por kriza e fundit është ndryshe dhe e rrezikshme – mbi të gjitha për numrin e madh të pengjeve izraelite, por edhe numrin në rritje të viktimave izraelite.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të jetë nën presion të madh nga qeveria e tij e krahut të djathtë për të bërë atë që ai dhe liderët e tjerë izraelitë e kanë shmangur në të kaluarën – një ofensivë të madhe tokësore në Gaza, aq më tepër një riokupim të territorit nga i cili u tërhoqën trupat mw 2005.
Hamasi është gjithashtu gati për një luftë – sulmi i tij i guximshëm ka rezonuar me palestinezët e ngopur me kufizimet izraelite, të zemëruar me udhëheqësit e tyre nga Autoriteti Palestinez.
Kjo krizë vjen gjithashtu në një kohë kur Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë negociuar me Arabinë Saudite mbi atë që do të ishte një hap i madh për mbretërinë për të njohur shtetin hebre.
Hamasi tani u ka kujtuar të gjithëve se ata janë ende një forcë për t’u llogaritur dhe ka ende çështje të mëdha për t’u zgjidhur.
.
.