Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, nuk mendon se do të ketë prishje të raporteve ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shteteve të Bashkaura të Amerikës.

“Aq shumë probleme ka, sa që e kemi sfidë shumë të madhe që të ecim përpara me objektivat tona politike. Jemi të bërë për t’u përballur me këtë probleme. Në rrethanat çfarë po flasim sot, ka stabilitet dhe po funksionojmë mirë. Edhe ne po themi që nuk do të lejojmë që të prishemi me Amerikën për taksën. Ne me Amerikën nuk do të prishemi për taksën. Ne me Amerikën na bashkojnë edhe kundërshtarët”, ka thënë Selimi, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se nuk ka rrethana që mund të bie Qeveria.

“Qeveria Kurti po funksionon shumë më mirë se sa që kanë pritur kundërshtarët”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *