Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka postuar një deklaratë të gjatë në rrjetin X, duke ritheksuar hakmarrjen e vendit të tij ndaj Hamasit, pasi grupi palestinez filloi sulmet në territorin izraelit mëngjesin e së shtunës.
“Ne do të jemi fitimtarë në këtë luftë pavarësisht një çmimi të padurueshëm. Kjo është një ditë shumë e vështirë për të gjithë ne”, ka shkruar Netanyahu.
Duke paralajmëruar se çfarë do t’i ndodhë Rripit të Gazës, Netanyahu tha: “Të gjitha vendet ku Hamasi është vendosur, fshehur dhe vepron në atë qytet të lig, ne do t’i kthejmë në rrënoja.
“Unë u them banorëve të Gazës: Largohuni tani sepse ne do të veprojmë me forcë kudo”.
Netanyahu tha se ushtarët izraelitë aktualisht po “pastrojnë terroristët nga komunitetet e fundit” dhe “po rivendosin kontrollin tonë” në pjesët jugore të Izraelit ku trupat e Hamasit kanë sulmuar, kanë vrarë dhe kanë marrë pengje trupa ushtarake izraelite dhe civilë.