Rreth 2,000 ushtarëve amerikanë u është dhënë urdhëri “përgatitje për dislokim” si paralajmërim që të jenë gati për të ndihmuar Izraelin në luftën kundër Hamasit.
Vendimi ende nuk është bërë publik, derisa VOA raporton se ushtarët do të kenë role të ndryshme mbështetëse, si në dhënien e ndihmës mjekësore, pastrimin e minave apo të ofrojnë siguri shtesë nëpër pika të kalimit, sipas një zyrtari.
Ata nuk do të dërgohen në Izrael, por në shtetet përreth në rajon.
Mbi një milion njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre në Rripin e Gazës në pritje të sulmit tokësor izraelit që synon të eliminojë Hamasin pas sulmit vdekjeprurës ndaj Izraelit. Organizatat humanitare paralajmërojnë se një ofensivë tokësore e Izraelit do të përshpejtonte krizën humanitare.
Forcat izraelite, të mbështetura nga anijet luftarake amerikane, u pozicionuan përgjatë kufirit të Gazës dhe po stërviten për atë që Izraeli e quajti një fushatë të gjerë për të shkatërruar grupin militant.
Lufta që filloi me 7 tetor është lufta më e përgjakshme e luftës me Gazën, me 4,000 të vdekur deri më tani. Ministria e Shëndetësisë e Gazës njoftoi se 2,750 palestinezë janë vrarë dhe 9,700 janë plagosur. Mbi 1,400 izraelitë janë vrarë dhe të paktën 199 të tjerë, përfshirë fëmijë, janë rrëmbyer nga Hamasi dhe janë dërguar në Gaza, sipas Izraelit.
.
.