Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka deklaruar të hënën në mbrëmje se vendi i tij ka përfituar shumë nga samiti njëditor i Procesit të Berlinit që u mbajt në Tiranë.
Abazoviç ka thënë se Mali i zi ishte përfituesi më i madh nga ky samit, duke arritur marrëveshje konkrete, transmeton Euronews Albania.
“Është arritur marrëveshja e cila nënkupton tregun e hapur për njerëz që punojnë në sektorin e mjekësisë, pra tashmë pa ndalime të gjithë mund të punojnë në Shqipëri, në Serbi në Kosovë, në Bosnjë dhe në Malin e Zi, kjo e hap një treg të mirë sa i takon shëndetësisë.
E dyta me rëndësi për Malin e zi, ishte pikërisht fakti që ne së bashku me presidenten e Sllovenisë dhe me ministren e Francës për integrimin evropian kemi bërë marrëveshjen për një qendër rajonale për integrim në Potgoricë. Ne jemi përfituesit më të mëdhenj në këtë Samit se kthehemi me diçka konkrete”, tha Abazoviç.
.
.