Pas deklaratës së Ministrit të Jashtëm iranian, se lufta në Gaza mund të përshkallëzoj në pjesë të tjera të Lindjes së Mesme, ka pasuar reagimi i Shteteve të Bashkuara.

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken e ka paralajmëruar Iranin kundër çdo “përshkallëzimi” të konfliktit.

 “Ne jemi të shqetësuar për mundësinë që përfaqësuesit iranianë të përshkallëzojnë sulmet e tyre kundër personelit tonë, popullit tonë”, tha ai në CBS News, transmeton Top Channel.

“Ne presim që ka gjasa për përshkallëzim”, shtoi ai.

Është një rikujtesë tjetër i ndikimit që po ka konflikti në rajonin e gjerë.

Më herët, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi Hezbollahun – forca më e fuqishme ushtarake e Libanit – kundër hapjes së një fronti të dytë lufte me Izraelin.

Hezbollahu i mbështetur nga Irani është cilësuar një organizatë terroriste nga Britania e Madhe, SHBA dhe vende të tjera.

Tensionet po rriten në kufirin verior të Izraelit me Libanin dhe komunitetet izraelite aty pranë po evakuohen.

Netanyahu e quajti gjithashtu luftën e Izraelit me Gazën një moment “bëje ose vdis”.

.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *