Izraeli ka vazhduar bombardimin e  Gazës, derisa Kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi të shtunën se kjo do të jetë një luftë “e gjatë dhe e vështirë”.  

Kryeministri izraelit deklaroi se operacionet në terren brenda Gazës shënojnë “fazën e dytë” të luftës, duke konfirmuar se trupa këmbësorie shtesë janë futur në territorin e Gazës.

Izraeli ka vazhduar bombardimin e Gazës që nga 7 tetori kur pjesëtarë të Hamasit sulmuan komunitete në jug të Izraelit duke lënë të vdekur 1,400 persona dhe duke marrë pengje 229 të tjerë.

Deri tani, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamas, nga sulmet izraelite në Gaza kanë mbetur të vdekur më shumë se 7,700 persona.

Gjatë njëzetekatër orët e fundit nuk ka patur rrjet të internetit apo të telefonave, derisa rrjeti është kthyer mëngjesin e së dielës.

.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *