Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka folur rreth çështjes së draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe të propozuar nga Bashkimi Evropian, e të publikuar së fundmi nga ish-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani.
Në një intervistë për Gazetën Blic, Hasani ka thënë se nëse bëhet ky lloj Asociacioni është jashtë rendit kushtetuese të Kosovës dhe për këtë i ka cekur një nga një edhe arsyet pse Kosova rrezikohet kaq shumë nga një Asociacion i tillë, teksa flet edhe për futjen e Rezolutës 1244 në atë draft.
“Statuti krijon një regjim special, i ngjashëm me atë që kemi në Hagë, për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me komunitetin serb, me fillim nga përfaqësimi i vullnetit të tyre politik, politikave ekzekutive, policisë, gjyqësisë, raportit me shtetet tjera, trashëgiminë kishtare, kulturore dhe historike serbe në territor të Kosovës. Ky është një regjim juridik që vetëmbahet (“self-contained legal regime”).”, thotë Hasani.
Në pyetjen se çfarë domethënie ka fakti që në Preambulë figuron Rezoluta 1244 e KS të OKB , krahas dokumenteve të tjera juridike, Hasani thotë:
“Futja e saj aty është pasojë e drejtpërdrejte e implementimit të zotimit nga Aneksi i Ohrit, sipas të cilit Kosova ka pranuar pa paragjykim për statusin e saj nga Serbia të merr përsipër detyrimet ndërkombëtare. Kjo ka pasoja të drejtpërdrejta për shtetësinë e Kosovës dhe shënon fazën të re në procesin e zhbërjes së Mendimit Këshillëdhënës të GJND për Kosovën dhe, për rrjedhojë, të pavarësisë së shpallur më 17 shkurt 2008.”
Lexo intervistën e plotë këtu
.
.