Një sondazh i agjencisë së lajmeve Associated Press dhe Qendrës për Studimin e Çështjeve Publike (NORC) ka treguar se 45% e amerikanëve mendojnë se qeveria amerikane po shpenzon shumë për ndihmën dhënë Ukrainës në luftën kundër Rusisë.

Kjo shënon një rënie nga sondazhi gjatë muajit tetor ku këtë mendim e kishin 52% e amerikanëve, megjithatë mbetet një përqindje e lartë.

“Unë e kuptoj që qytetarët kanë nevojë për ndihmë, por mendoj se po shpenzojmë shumë para për Ukrainën në një kohë kur kemi probleme këtu në vendin tonë, me të cilat duhet të merremi”, thotë 40 vjeçari nga Kolorado, Eric Mondello, transmeton VOA.  

Duke përmendur nevojat si kujdesi shëndetësor për veteranët e luftës dhe të pastrehët në komunitete, zoti Mondello shtoi: “Unë e kuptoj se Shtetet e Bashkuara janë aleate të vendeve të tjera, por mendoj se së pari duhet të kujdesemi për njerëzit tanë”.

Më shumë se një e treta (38%) e amerikanëve thonë se shpenzimet aktuale janë “rreth shumës së duhur”, një nivel pak më i lartë se në sondazhin e muajit të kaluar (31%). Në mesin e republikanëve, 29% thonë se shpenzimet aktuale janë pothuajse të duhura, nga 20%, që shprehën këtë mendim muajin e kaluar.

Lexo më shumë këtu

.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *