Zëdhënësi i grupit parlamentar të Partisë Social Demokrate (SPD) të Gjermanisë, Nils Schmid, ka deklaruar se Rusia për disa vite ka nxitur trazira në Ballkanin Perëndimor duke mbështetur Aleksandar Vuçiqin dhe Milorad Dodikun.
I pyetur se çfarë mund të bëjë qeveria federale gjermane konkretisht në drejtim të stabilizimit të rajonit të Ballkanit, Schmid ka thënë se “është shumë e rëndësishme t’i ofrohet Serbisë, si dhe Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës, një perspektivë e qartë për anëtarësim të plotë në BE.”
“Në Kosovë kemi një qeveri që ndjek me vendosmëri kursin pro-evropian,” ka thënë ai.
Ndërsa, për presidentin serb ka thënë se ndjek një politikë të mashtrimit.
“Në Serbi, për fat të keq, kemi një kryetar shteti që ka vite që udhëheq politikën e mashtrimit. Do të shohim se si do të duken rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, pra nëse do të forcojnë forcat pro-evropiane në Serbi”, ka thënë eksperti i politikës së jashtme të SPD-së, Nils Schmid, në një intervistë për DW.
.
Lexo intervistën e plotë këtu
.
.