Në Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë, besimtarë katolikë u mblodhën të dielën për meshën e së Dielës, e cila këtë herë rastisi të jetë në vigjilje të Krishtlindjeve.

Mesha në Katedralen “Shën Nëna Terezë”, këtë të diel ishte më e veçantë.

Njerëz të shumtë morën pjesë në të Dielën e Katërt të Ardhjes, e cila këtë vit është në vigjilje të Krishtlindjes. Qiriun kësaj radhe e ndezën të moshuarit.

Famullitari i Katedrales, Don Agim Qerkini, tha se mesazhi i kësaj feste është paqja në vendlindje e kudo në botë.

“Krishtlindja është një thirrje që na bëhet të gjithë njerëzve që ne të rilindemi në virtyte e në jetë më të mirë në kuptimin e raporteve me zotin dhe me të afërmit. Prandaj, është një e kremte që na fton në paqe”, ka thënë Don Agim Qerkini, transmeton KOHA.

Ipeshkvia e Kosovës ka organizuar pritjen solemne, e në mesnatë do të mbahet edhe mesha e Krishtlindjes të cilën do ta udhëheqë Dodë Gjergji.

Të hënën është dita e Krishtlindjes, që është festë zyrtare në Kosovë.

.

.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *