Mbi 20,000 të vrarë është shifra e fundit nga lufta në Gazë mes ushtrisë së Izraelit dhe grupit palestinez Hamas.  

Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se ka dokumentuar 20.057 vdekje në luftime dhe mbi 50.000 të plagosur. Kjo ministri nuk bën dallimin midis civilëve dhe luftëtarëve të vrarë. Paraprakisht, zyrtarët shëndetësorë kishin thënë se dy e treta e viktimave ishin gra dhe fëmijë, transmeton REL.

Fushata ajrore dhe tokësore e Izraelit ka qenë një prej fushatave ushtarake më shkatërruese në historinë moderne, duke zhvendosur pothuajse 85 për qind të popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës dhe duke rrafshuar pjesë të mëdha të enklavës.

Izraeli ka zgjeruar ofensivën e tij dhe ka urdhëruar edhe dhjetëra mijëra persona të largohen nga shtëpitë e tyre.

Vdekjet në Gazë paraqesin pothuajse 1 për qind të popullsisë së territorit para se të niste lufta 11 javë më parë.

Izraeli shpalli luftë ndaj grupit radikal të Hamasit, pasi luftëtarët e tij sulmuan Izraelin më 7 tetor, duke vrarë 1.200 persona dhe duke marrë peng 240 të tjerë. Izraeli është zotuar se do të vazhdojë luftën derisa Hamasi të shkatërrohet e të rrëzohet nga pushteti në Gazë si dhe të lirohen të gjitha pengjet.

.

.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *