Viti 2024 duhet të shfrytëzohet që të krijohet një qasje e re në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe në ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në të kundërtën mund të mos ketë përparim as në vitin 2025, ka deklaruar diplomati Wolfgang Petritsch.
“Unë besoj që nëse nuk shfrytëzohet viti 2024, për ta nxitur BE-në dhe Beogradin e Prishtinën, që të mendojnë seriozisht për një qasje të re, atëherë nuk jam i sigurt nëse në vitin 2025 – pasi të kenë përfunduar zgjedhjet e vitit të ardhshëm – të ketë përparim substancial.
Më pas, më 2025, kur të kemi Komisionin e ri në Bruksel dhe kur të kemi administratën e re në Uashington – shpresoj që do të ketë vazhdimësi të administratës [së presidentit Joe] Biden – atëherë do të jetë momenti i ri për të rinisur dialogun”, ka thënë Petritsch në një intervistë për REL.
“Por, e gjithë kjo duhet të bazohet në përvojën e dhjetë, apo më shumë vjetëve të fundit, dhe të merren parasysh masat që janë marrë në incidentet e kaluara, duhet rishikim i metodologjisë së procesit të ndërmjetësimit. Besoj se nuk mund ta shohim dialogun të izoluar prej negociatave për anëtarësim, sidomos bisedimet e Serbisë për anëtarësim në BE”, ka shtuar ai.
Lexo intervistën e plotë këtu
.
.
.