Sot është ditëlindja e fituesit të maratonës së parë olimpike moderne të mbajtur në Athinë 1896 (Lojërat e Para Olimpike Moderne).

Më 12 janar 1873, në Marousi, në veri të Athinës, lindi Spiridon Luisi, Arvaniti (Shqiptari) i cili bëri histori duke fituar maratonën e parë në Lojërat Olimpike Verore në Athinë, Greqi, më 10 Prill 1896.
Marousi dikur ishte i banuar kryesisht nga arvanitasit (shqiptarët).

Një vullnetar anglez gjatë luftës Greke të pavarësisë kur kaloi nëpër Marousi pa “një mijë banorë, të cilët vishnin fustanella dhe flisnin gjuhën shqipe mes tyre”. (@albanianvintagephotography)