Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, deklaroi të hënën se është arritur në parim një marrëveshje që mund të çoj në krijimin e qeverisë së re në Mal të Zi.

Abazoviç tha në Washington se është arritur një marrëveshje në parim që t’i paraqitet presidentit emri i Miodrag Lekicit, i partisë Demos për të formuar qeverinë e re, por nuk dha hollësi të tjera, transmeton VOA.

“Kemi arritur në një marrëveshje le ta quajmë të deklaruar që kemi shumicën për qeverinë e re”, tha ai duke folur në Këshillin e Atlantikut në Washington ku ndodhet për vizitë.

Shumica parlamentare e dalë nga zgjedhjet e vitit 2020 vlerësoi sot në një konferenclë me gazetarë se është arritur marrëveshja për mandatarin e ri të qeverisë së Malit të Zi.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *