Milan fiton trofeun e parë në vitin e ri 2025, Super-Kupa e Italisë.

Në një mbrëmje dramatike në Riad, AC Milan arriti të mposhtë Interin me rezultatin 3-2 dhe të ngrejë trofeun e Superkupës së Italisë. Sfida mes dy rivalëve të përjetshëm të Milanos dhuroi emocione dhe gola nga të dyja skuadrat.
Interi e nisi më mirë takimin dhe kaloi në avantazh në minutën e parë shtesë të pjesës së parë me golin e Lautaro Martínez pas një asistimi të saktë nga Mehdi Taremi. Vetë Taremi dyfishoi rezultatin në minutën e 47-të, duke krijuar përshtypjen se Interi ishte në rrugën e duhur për sukses.
Por Milan u rikthye fuqishëm në lojë. Theo Hernández shënoi golin e parë për kuqezinjtë në minutën e 52-të, ndërsa Christian Pulisic barazoi rezultatin në minutën e 80-të. Tensioni arriti kulmin në minutat shtesë të ndeshjes kur Tammy Abraham realizoi golin vendimtar për Milanin në minutën e 90+3-të.

Ndeshja u karakterizua nga një intensitet i lartë dhe vendime të rëndësishme taktike nga të dy trajnerët.
Kristjan Asllani hyri në lojë për Interin në minutën e 35-të, pas lëndimit tē Hakan Calhanoglu por nuk mundi të ndihmojë ekipin e tij të shmangte humbjen.
Ky sukses i jep Milanit një tjetër trofe prestigjioz dhe forcon pozitat e tyre si një nga skuadrat më të forta të Italisë këtë sezon.