Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë ka reaguar pas përfundimit të votimeve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura sot në Kosovë.
Përmes një postimi në Twitter, ambasada ka vlerësuar si “inkurajues” daljen e qytetarëve në zgjedhje derisa ka bërë thirrje që të pritet publimimi i rezultateve nga KQZ-ja.
“Inkuruajues të shohim aq shumë qytetarë që dolën në votimet paqësore sot, përkundër motit dhe pandemisë. Tani është e rëndësishme t’i jepet koha dhe hapësira e numërimit të votave dhe të bëjnë punën e tyre KQZ-ja dhe institucionet e tjera të Kosovës.”