Organizata palestineze Hamas e ka cilësuar si ‘anim ndaj pushtimit’ hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
“Vendimi i Kosovës për ta hapur ambasadën e saj në Jerusalem është shkelje flagrante e të gjitha rezolutave ndërkombëtare dhe një anim i qartë ndaj pushtimit”, është shprehur zëdhënësi Hazem Qasem, transmeton Gazeta Express.
Gjatë ditës së dielë është hapur zyrtarisht Ambasada e Kosovës në Izrael me seli në Jerusalem, si pjesë e Marrëveshjes së arritur në Ëashington vitin e kaluar.
Duke ngritur ambasadën e saj në Jerusalem, duke ndjekur shembullin e SHBA-së dhe Guatemalës, Kosova është bërë një nga tri vendet e vetme me ambasada në këtë qytet.
Statusi i Jerusalemit mbetet një nga pengesat më të mëdha për arritjen e një marrëveshjeje paqësore midis Izraelit dhe Palestinës.