Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith ka paralajmëruar se do të ketë shpallje ‘non grata’ të tjera nga Britania e Madhe në drejtim të politikanëve dhe biznesmenëve shqiptarë që minojnë sundimin e ligjit.
“Ju do të shikoni më shumë rreth kësaj, më vonë këtë vit e më tutje. Kjo do jetë diçka që do të bëhet rutinë”, është shprehur King-Smith gjatë një interviste për Top Channel.
Ai ka paralajmëruar shpalljet e tjera që do të ndodhin deri në fund të vitit, por që nuk do të bëhen të ditura për opinionin.
“Ne nuk i publikojmë emrat për disa arsye ligjore. Ndjesë që nuk mundem të flas për numrin e tyre apo emrat e këtyre individëve. Është në dorë të individëve të vetëdeklarohen. Kjo nuk është për një individ. Kjo është për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, vendosjen përpara përgjegjësisë dhe ndaluar ata me lidhje kriminale përfshi korruptive të cilët ndjejnë se nuk i gjen asnjë pasojë.”
Lexo intervistën e plotë këtu