Kosova ka të drejtën e saj të caktoj kushtet se si duhet të ndodh në territorin e saj një referendum i një shteti tjetër, ka thënë ambasadori amerikan në Organizatën për Siguri dhe Bashkpunim në Evropë, Michael Carpenter.
Këtë qëndrim, diplomati e bëri të ditur në Këshillin e Ministrave të OSBE-së, ku pranoi se kanë shpresuar që qeveria në Prishtinë do të vazhdonte praktikën e mëhershme që të lejojë OSBE-në t’i mbledhë votat sikur në herët tjera kur janë organizuar zgjdhjet e Serbisë.
“Le të jemi të qartë për qëndrimin e SHBA-së për të drejtat e Kosovës, ku si shtet i pavarur dhe sovran ajo ka të drejtë të përcaktojë kushtet me të cilat do të zhvillohen zgjedhjet e shteteve të tjera në territorin e saj”, ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.
Carpenter tha se SHBA-të kanë shprehur keqardhje që Kosova nuk është pjesë e OSBE-së.
Mezi presim ditën kur Kosova të jetë shtet pjesëmarrës i kësaj organizate dhe kjo mund të ndodhë”, ka thënë Carpenter.