Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar në lidhje me trajtimin që i është bërë politikanës serbe Rada Trajkoviq nga policia e Serbisë në kufirin me Kosovën.

Të premten, Trajkoviq qëndroi për disa orë në pikën kufitare të Merdarës. Më pas asaj iu përkeqësua gjendja shëndetësore dhe u dërgua me autoambulancë në Prokuple të Serbisë. Një ditë më vonë, ajo u lirua nga spitali.

“I papranueshëm trajtimi i aktivistes serbe nga Kosova, Rada Rrajkoviq. Vë re se Lista Serbe nuk ka pasur asnjë reagim. Standarde të dyfishta?”, ka pyetur ambasadori Rohde në një shënim në Twitter.

Së fundmi, Trajkoviq është bërë këshilltare e Ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq.

Lista Serbe ka kritikuar emërimin e Rashiqit në postin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, postë që më herët mbahej nga kreu i kësaj partie, Goran Rakiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *