Organizata Amnesty International ka nis një fushatë që kërkon nga shtetet dhe kompanitë farmaceutike që të angazhohen për një shpërndarje të barabartë të vaksinave kundër Covid-19.
“Kush ka qasje në vaksinat kundër COVID-19, kur dhe me çfarë çmimi, janë disa prej pyetjeve më të rëndësishme dhe më të debatueshme që sot përballen shoqëritë tona. Por, përgjigjet po formësohen nga interesat e shteteve të fuqishme dhe kompanive”, tha Stephen Cockburn nga Amnesty International, transmeton REL.
Cockburn, që në AI drejton departamentit për Drejtësi Ekonomike dhe Sociale, tha se deri tani është krijuar situatë e rrezikshme e pabarazisë në qasjen për vaksina.
Të gjithë meritojnë një mundësi që të kenë qasje në vaksina – dhe kur vjen puna për të drejtat tona të shëndetit, nuk ka vend për diskriminim”, ka shtuar ai.
Amnesty International porosit që qeveritë duhet të përmbushin obligimet e tyre sa u përket të drejtave të njeriut dhe të mbështesin propozimet për të hequr disa nga dispozitat e Marrëveshjes TRIPS, një traktat ndërkombëtar që mbikëqyr të drejtat për pronën intelektuale.
Lexo më shumë këtu