Gjiganti amerikan i teknologjisë Apple është bërë kompania e parë që ka arritur vlerën prej 3 trilion dollarësh në tregun e aksioneve.
Aksionet e Apple u ngritën shkurtazi për 3% për të shënuar rritjen më të lartë prej 182.88 dollarë për aksion, duke kaluar shifrën 182.85 dollarë që i duhej për të arritur vlerën e përgjithshme prej 3 trilion dollarë.
Aksionet më pas u ulën nga ky nivel.
Apple ka qenë një nga ato kompani që ka shtuar shumë fitimet gjatë të pandemisë, pasi qytetarët shtuan blerjet e pajisjeve të ndryshme teknologjike gjatë masave të izolimit.
Produkti më i popullarizuar ngelet iPhone që mbulon gjysmën e shitjeve të kompanisë të pasuar nga tabletat iPad dhe kompjuterët Mac.
Viteve të fundit një pjesë e rëndësishme e biznesit janë bërë softwaret që shiten nëpërmjet Apple Store, pastaj hapësira digjitale me iCloud si dhe sherbimet tjera digjitale siç janë muzika, televizioni si dhe parapagimi nëpër platformat e ndryshme online për fitnesë.